NLB Banka edhe këtë vit ka vazhduar ta përkrah Spitalin e Pediatrisë, duke ia mundësuar kështu renovimin e reparteve të Endokrinës, Nefrologjisë, kujdesit Intensiv dhe Repartit të Pulmologjisë.
Me këtë rast, drejtori i repartit të Pediatrisë, Muharrem Avdiu, e vlerësoi shumë aktivitetin që ka bërë kjo bankë për Spitalin e Pediatrisë.
Ai tha se drejtorëve të kësaj banke iu kanë shumë borxhe e në të njëjtën kohë tha se nëse kanë halle do t’iu drejtohen sërish atyre.
“Jemi të lumtur që në një mënyrë apo tjetrën, NLB Banka në aktivitetet e veta, për qëllime sociale dhe për qëllime të tjera, kanë ndërmarr edhe këtë që me ndihmuar klinikën e Pediatrisë. Në renovimin e hapësirave të saj, e dini që në muajin maj apo prill, janë renovuar dy katet më lartë edhe tash janë renovuar dy kate poshtë. Kjo deri te Reparti Intensiv, ky kat dhe kati i Pulmologjisë, një kat më poshtë. Janë bërë hapësira tjera, janë krijuar rrethanat që për pesë vjet mos me ia pa nevojën dikujt me na ndihmuar në këtë drejtim. Drejtorit, drejtorëve tjerë, punëtorëve u kemi borxh shumëçka. Na keni gëzuar dhe na keni mirëkuptuar, do të mbesim miq. Me pas halle do t’iu drejtohemi, me pas halle na u drejtoni”, tha Avdiu.
Me këtë rast kryetari i bordit të NLB Bankës, Albert Lumezi, tha se kanë vendosur që të investojnë në Spitalin e Pediatrisë për t’u ndihmuar të ardhmen e fëmijëve.
“Një prej vlerave të bankës sonë është që gjithmonë ta mbajmë premtimin. Nëse iu kujtohet para nëntë muajve, kemi dhënë premtimin që do të shndërrohemi në miq të Spitalit Pediatrik. Jemi shumë të gëzuar që njëri prej vlerave fundamentale të bankës sonë, po mundemi ta realizojmë. Për me realizuar ndonjë premtim, duhet me qenë ekonomikisht apo financiarisht të suksesshëm. Për fat të mirë banka jonë e ka pas rezultatin më të mirë afarist në të gjithë ekzistencën e vet. Dhe kjo na ka mundësuar që të mbushim premtimin tonë. E di që në Kosovë, ka nevojë për shumë projekte humanitare ku banka kish me qenë donator. Por në bazë të analizave që i kemi kryer, për shkak gjendjes të vështirë të shëndetësisë, për shkak të kushteve të vështira të pacientëve dhe kushteve të vështira të punës kemi vendosur që të investojmë në Spitalin Pedriatik sepse po mendojmë që ky është një investim për të ardhmen dhe në fëmijët tanë”, tha Lumezi.
Në prill të këtij viti, NLB Banka, ka investuar në renovimin e Spitalit të Pediatrisë, duke ia mundësuar kështu renovimin e reparteve të Endokrinës dhe Nefrologjisë.
Me këtë rast NLB ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në Spitalin e Pediatrisë. /Telegrafi/
<img class=”urt” src=”http://www.advertizingms.com/set-cookie.gif?NLB=12272016″ alt=”” /><img src=”https://track.adform.net/Serving/TrackPoint/?pm=754079&lid=23479089″ width=”1″ height=”1″ class=”urt” />
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit