LAJMI I FUNDIT:

Njujorkezi largohet me forcë nga një mbledhje e shkollës, refuzoi të vendoste maskën në fytyrë

Njujorkezi largohet me forcë nga një mbledhje e shkollës, refuzoi të vendoste maskën në fytyrë

Një baba nga veriu i New Yorkut shihet në video duke u larguar me forcë nga një mbledhje e bordit të shkollës pasi refuzoi të mbante një maskë në fytyrë komfor rregullave anti coronavirus.

Dave Calus ishte ulur në një karrige në sallë teksa ndiqte një prezantim të bordit të arsimit në Webster, kur një roje sigurie iu afrua dhe i kërkoi të mbulonte fytyrën me maskë.

Callus pohoi se i tha rojës “Faleminderit”, por nuk pranoi të mbulohej. Roja këmbënguli, duke thënë “Jo, ju duhet të vendosni maskën tuaj tani”.


Pasi Calus refuzoi ta bënte një gjë të tillë, roja i sigurisë e tërhoqi zvarrë karrigen sëbashku me njujorkezin drejt fundit të dhomës së takimit, raporton nypost.

Megjithatë, Calus u kthye për t’u përballur me rojën e sigurisë, por më pas nxirret jashtë mbledhjes nga një derë e pasme, tregon video e publikuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, incidenti ndodhi një ditë përpara se guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul, të shpallte përfundimin e mandatit të vendosjes së maskave në ambiente të brendshme, duke përmendur një rënie prej 93 për qind të rasteve me COVID-19 pas rritjes mbarëkombëtare nga varianti Omicron.

Mandati mbetet në fuqi për shkollat dhe objektet e tjera shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Mali i Zi
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Ish-ambasadori izraelit në SHBA akuzon Netanyahun – thotë se lejoi që miliona dollarë të shkojnë te Hamasi

Ish-ambasadori izraelit në SHBA akuzon Netanyahun – thotë se lejoi që miliona dollarë të shkojnë te Hamasi

Azia
Shtetet e Bashkuara godasin 15 objektiva të Houthi në Jemen

Shtetet e Bashkuara godasin 15 objektiva të Houthi në Jemen

Azia
Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Evropa
Kalo në kategori