LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e sigurisë shohin ende rrezik për sulme të reja si ai në Banjskë

Njohësit e sigurisë shohin ende rrezik për sulme të reja si ai në Banjskë

Rrezikimi i Kosovës nga një sulm i ri prej grupeve terroriste serbe, arsyeja e publikimit të një informacioni të tillë në opinionin publik, protestat në Beograd si shpërfaqja e kundërshtimit të idesë së Serbisë së Madhe kanë qenë disa nga temat e trajtuara nga analistët

“I kam burimet e mia se diku 600 pjesëtarë nga grupet terroriste janë të stërvitur në bazat dhe kazermat në Rashkë, Kralevë dhe vende tjera rreth Kosovës nga instruktorë ushtarakë dhe policor të specializuar për raste të tilla. Kjo tregon që Serbia është e përfshirë edhe për sulmin e 24 shtatorit, dhe është e përkushtuar që të jetë direkt e involvuar”, ka deklaruar ish-gjenerali Kadri Kastrati, për RTK.

Arsyeja e publikimit të informatës së një sulmi eventual nga grupet terroriste është komentuar nga deputeti i LVV-së në Komisionin për Siguri, Arbër Rexhaj, si tërheqje e vërejtjes për ndërkombëtarët.


“Meqenëse jemi në fazën e dialogut dhe Kosova ka pasur trysni të pranimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve tjera, kryeministri ka folur edhe për qytetarët edhe në gjuhën që duhet ta kuptojnë ndërkombëtarët, e që fatkeqësisht nuk po e kuptojnë. Edhe pse ka pasur një sulm terrorist, nuk kemi parë sanksione ndaj Serbisë, më e pakta nga ana morale, ka qenë heqja e masave ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas ish-inspektorit në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani, pakënaqësia e shprehur në Beograd gjatë protestave kundër zgjedhjeve të fundit, ka të bëjë edhe me kundërshtimin e idesë së “Serbisë së Madhe”.

“Ne duhet të jemi të përgatitur që të ballafaqohemi me çfarëdo rreziku të mundshëm. Zgjedhjet e fundit e shpërfaqën edhe më shumë tendencën për botën Serbe, që nënkupton Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Me këto grupe që kemi parë e kemi një kthim të Serbisë së viteve të ‘90ta, pra të Vuçiqit të vërtetë, ai ka qenë i kamufluar me theks të veçantë para partnerëve perëndimor”, ka thënë ish-inspektori i AKI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori