LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve të sigurisë: Destabilizimi i rajonit lidhet me Vuçiqin

Njohësit e çështjeve të sigurisë: Destabilizimi i rajonit lidhet me Vuçiqin

Një kontingjent prej 150 pjesëtarësh të ushtrisë kroate kanë udhëtuar nga Kroacia për t’iu bashkuar trupave që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ushtarë kroatë së bashku me partnerët e NATO-s do të punojnë në operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë. Ndërsa njohës të aspekteve të sigurisë deklarojnë se mundësitë për destabilizim të rajonit lidhen kryekëput me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Katër ditë pa u bërë dy muaj nga sulmi terrorist i 24 shtatorit nga një formacion paraushtarak serb, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Prishtina e bëri të qartë se tensionet në veri e kanë shtyrë Aleancën VeriAtlantike, ta shqyrtojë shtimin e përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë.


Për këto deklarime të Stoltenberg, është deklaruar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë John Rhode. Ai ka thënë se deklarimet e shefi të NATO-s, shërbejnë për të ofruar stabilitet.

“NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri. Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar”, theksoi ai.

Për njohësit e çështjeve të sigurisë dhe politikës, situata e sigurisë në Kosovë është shumë serioze.  Mundësitë për destabilizim të rajonit i lidhin kryekëput me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Veçanërisht deklaratat e Stoltenberg tregojnë për seriozitetin e situatës së sigurisë në rajon, dhe tregojnë po ashtu që NATO, si organizata më e fortë e sigurisë në botë, e ka marrë shumë seriozisht situatën dhe kërcënimet e sigurisë në raport me Kosovën. Edhe shtimi i trupave dhe mënyra e të vepruarit strategjikisht, pra në afate të gjata tregon se situata është serioze dhe si e tillë Serbia e ka synim destabilizimin e Ballkanit prandaj edhe  NATO e ka marrë kaq seriozisht”, thekson për RTK, Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë.

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare për alarmin e Kurtit: Rreziku nga Serbia real, sidomos që Radoiçiq është i lirë dhe sillet vërdallë
Lexo po ashtu Eksperti i sigurisë ndërkombëtare për alarmin e Kurtit: Rreziku nga Serbia real, sidomos që Radoiçiq është i lirë dhe sillet vërdallë

Politologu, Fidan Ukaj,  ka theksuar se vizita e Stoltenbergut dhe shtimi i trupave të KFOR-it janë përgjigjja më e mirë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit.

“Edhe kjo vizitë e po ashtu shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë me prezencën e përhershme në Kosovë është përgjigjja më e mirë edhe ndaj këtij kërcënimi të presidenti Vuçiq se viti 2024 mund të jetë vatër e krizës për Bosnjën dhe Kosovën”, tha Ukaj.

Gjatë së martës, një kontingjent prej 150 pjesëtareve të ushtrisë kroate kanë udhëtuar nga Kroacia për t’iu bashkangjitur trupave që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ushtarë kroatë së bashku me partnerët e NATO-s do të punojnë në operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori