LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike: Partitë në këto zgjedhje me premtime më të arritshme

Njohësit e çështjeve politike: Partitë në këto zgjedhje me premtime më të arritshme

Fushata dhe  procesi zgjedhor i vitit 2019 sipas analistëve politik është më garues, por edhe premtimet e kandidatëve dhe subjekteve politike, janë më të arritshme.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, po vlerësohet si më ndryshe nga njohës të zhvillimeve politike në vend. Analisti Shkodran Ramadani tha se gjatë kësaj fushate, partitë janë kursyer me premtimet, duke fol për caqe më të arritshme.

“Fushatën e këtyre zgjedhjeve parlamentare e dallojnë disa karakteristike. E para është se partitë politike e kanë kuptuar që premtimet e mëdha dhe joreale nuk i kontribuojnë mirë demokracisë në Kosovë. E dyta është se qytetarët janë shumë konfuz dhe nuk e kanë të lehtë të zgjedhin një parti e cila mund të bëjë ndryshim. Dallim tjetër është se fushata e këtij viti ka qenë shumë e qetë dhe ka pasur akuza shumë të vogla”, tha për RTV Dukagjinin, Shkodran Ramadani.

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija tha se këtë vit dallohet që subjektet politike kanë punuar më shumë me programet  të tyre

“Në këto zgjedhje për dallim nga të tjerat, ka një ofertë për qytetarët nga subjektet politike. Mbi të gjitha këto zgjedhje duken shumë më garuese sepse subjektet tashmë janë ndarë në blloqe të caktuara”, tha Rasim Alija, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Besnik Vasolli mendon se ka më shumë kuantitet se sa kualitet.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, programet e subjekteve politike janë më kuantitative por mungon cilësia. Kjo tregon se ndoshta zgjedhjet i kanë zënë pak të papërgatitur, por kjo nuk i arsyeton”, tha Besnik Vasolli.

Rol të veçantë në shpalosjen e programeve, analistët thonë se kanë pasur edhe mediet. /RTV Dukagjini/Telegrafii/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori