LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike: Një tentativë e re për shfuqizimin e Speciales e dëmshme për Kosovën

Njohësit e çështjeve politike: Një tentativë e re për shfuqizimin e Speciales e dëmshme për Kosovën

Nismat e kahershme për shfuqizimin Gjykatës Speciale janë ri aktualizuar pas aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Njohësit e çështjeve juridike thonë se një veprim i tillë është i mundshëm përderisa analistët politikë thonë se kjo tentativë do të prishte raportet me vendet mike të Kosovës.

Më të zëshëm në kërkesën për shfuqizimin e Speciales apo ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara janë organizatat e veteranëve të luftës.


Njohësi i çështjeve juridike Blerim Bujrani thotë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale është i mundur nëse për një gjë të tillë vendosin palët që e kanë themeluar atë.

“E dimë se kjo Gjykatë është formuar me marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Konventa e Vjenës dhe neni 54 i saj e thonë shumë qartë se nëse palët merren vesh mund të bëhet ndryshimi, plotësimi, shfuqizimi apo suspendimi i saj”, deklaroi për RTV Dukagjinin Blerim Burjani.

Por Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se shfuqizim i  mundshëm i Gjykatës Speciale do të kishte pasoja negative për Kosovën.

“Shfuqizimi do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për Kosovën dhe interesat e saj, por më e rëndësishmja do të cenonte besimin e Kosovës tek partnerët tanë strategjik”, tha Miftaraj, përcjell Telegrafi.

Edhe njohësi i çështjeve politike Fitim Salihu thotë se një tentim veprimi për të shfuqizuar Specialen do të kishte efekte negative për Kosovën.

“Tentativat për Zhbërjen e Speciales nuk i konvenojnë Kosovës pasi rrezikojnë t’i cenojnë raportet me ata që e kanë sponsorizuar dhe që kanë bërë presion për miratimin e saj e që janë miqtë tanë ndërkombëtarë. Një acarim i ri i raporteve me miqtë ndërkombëtarë për Kosovën do të ishte shumë i dëmshëm”, deklaroi Fitim Salihu.

Gjykata Speciale është ngritur mbi raportin e senatorit zviceran në Këshillin e Evropës Dick Marty, i cili kishte ngritur dyshime dhe pretendime për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime lufte./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori