LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike flasin për dëmet që mund të shkaktojë fotografia e shpalosur nga Brovina (Video)

Njohësit e çështjeve politike flasin për dëmet që mund të shkaktojë fotografia e shpalosur nga Brovina (Video)

Prezantimi i fotografisë nga deputetja Flora Brovina për të cilën kishte thënë se është një grua shqiptare që po dhunohej nga forcat serbe në luftën e fundit, por që doli të jetë e falsifikuar, sipas njohësve të çështjeve politike do të shfrytëzohet nga Serbia për të dëmtuar Kosovën. Ndërsa u tha se edhe rruga e drejtësisë pas kësaj fotografie do të jetë e vështirë.

Fotografia e cila u prezantua nga deputetja Flora Brovina si fakt i dhunimit të një gruaje shqiptare nga forcat serbe mirëpo që më pastaj doli se ishte marrë nga një video pornografike, sipas njohësit të çështjeve politike Arton Demhasaj do të shfrytëzohet nga Serbia për të dëmtuar Kosovën.


“Kjo mund të ketë afekt negativ në raport me Serbinë, pasi siç kemi parë kohëve të fundit që shumë zyrtarë serb kanë thënë se gjoja masakrat në Kosovë kanë qenë të inskenuara pasi sipas tyre nuk kanë ndodhë. Tash kur ne kemi publikuar një fotografi të rrejshme edhe pse dhunime kanë ndodhur shumë në Kosovë, atëherë ky mund të jetë një argument për zyrtarët e Serbisë se “këta po mundohen të manipulojmë me fotografi të tilla””, tha për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj.

Demhasaj po ashtu shtoi se subjektet politike po i shfrytëzojnë edhe skandalet për të qenë në qendër të vëmendjes.

Ndërsa sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë, seanca e djeshme dhe rasti i fundit ishte dhunim i dytë për të gjitha të dhunuarat e në luftën e fundit të Kosovës.

“Përveq shkeljes që bëri një deputete, nuk patëm ngritje të zërit edhe të deputetëve tjerë. Nuk patëm as reagimin e deputeteve femra të cilat do të duhej që seanca të pezullohej që të mos denigrohej edhe njëherë integriteti i viktimave të luftës në Kosovë…Kjo nuk do të duhej të ndodhte në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, tha Ehat Miftaraj, përcjell Telegrafi.

Deputetja Flora Brovina, në një konferencë për media, kërkoi falje publike duke pranuar se fotografia ishte e falsifikuar, mirëpo për këtë të fundit kishin shkruar edhe mediat serbe./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori