LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me sheikun Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili me vizionin e tij e bëri Dubain qendër botërore për pak vite

Po të kthehemi pas në kohë – më saktësisht 60 vite më parë, Dubai ishte thjesht një shkretëtirë, por vizioni dhe dëshira e madhe për ta quar para këtë vend, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum bëri të pamundurën që ky vend sot të jetë më i kërkuari nga turistët, dhe njëherit vendi i ndërtesave të larta dhe shumë objekteve tjera me një arkitekturë unike.

Al Maktoum shpreson që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, Dubai do të jetë i pa konkurrencë falë investimeve marramendëse dhe infrastrukturës më moderne që e bën destinacionin e preferuar të turistëve, transmeton Telegrafi.


Kur flasim për luks nuk ka se si të mos na bie ndër mend Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në këtë qytet. Megjithatë ajo nuk do ta ketë edhe aq gjatë këtë epitet, pasi sheiku Al Maktoumsynon që deri më 2021 të ketë të përfunduar një objekt tjetër më të lartë – 1.300 metra, që i bie të jetë për afro 500 metra më e lartë sesa Burj Khalifa.

Mohammed bin Rashid Al Maktoum (Foto: Parker Song – Pool/Getty Images/Guliver)

Një fakt tjetër që e bën të veçantë këtë qytet, është parku i argëtimit i njohur si Dubailand që është mbi dy herë më i madh sesa ai në SHBA që mban emrin Disneyland. E kur përmendet Dubai, të gjithë kemi pasur rastin t’i shohim veturat luksoze të cilat i përdor policia gjatë patrullimit.

‘Sundimtari i Dubait’ është babai i ‘Princit të Dubait’, Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram.

Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha
Lexo po ashtu Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Vlen të theksohet se bëhet fjalë për vetura shumë të shtrenjta dhe të shpejta që po t’i viheshin pas ndonjë personi policia, zor se do të mund t’ju ikte me çfarëdo veture. Pra flasim për Aston Martin One-77, Audi R8, Bentley Continental GT dhe Bentley Bentaygas. /Telegrafi/