LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me fëmijët e Will Smith dhe Jada Pinkett: Trey, Jaden dhe Willow

Njihuni me fëmijët e Will Smith dhe Jada Pinkett: Trey, Jaden dhe Willow
Foto: Getty Images

Will Smith dhe Jada Pinkett-Smith kanë një nga martesat më të famshme të Hollywoodit.

Të dy janë disa nga aktorët kryesorë në industri, ku secili ndërton një karrierë që qëndron më vete.

Fëmijët e tyre janë gjithashtu shumë të talentuar dhe janë rritur nën vëmendjen e publikut, duke arritur të shfaqin individualitetin e tyre përmes formave të ndryshme.


Foto: Getty Images

Më poshtë ua sjellim disa detaje rreth tyre:

Trey Smith

Foto: Getty Images

Trey është më i madhi, është 30 vjeç. Ai është djali i Will dhe Sheree Zampino, edhe pse Pinkett-Smith e konsideron atë të sajin. Të dy kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

Ndërsa Smith është më pak i njohur nga fëmijët e Will, ai është gjithashtu një artist, pasi është shfaqur në disa filma dhe ka ndarë disa nga projektet e tij muzikore.

Jaden Smith

Foto: Getty Images

Jaden është fëmija i parë së bashku i Will dhe Jada dhe është 25 vjeç. Ai ka qenë në ekranet tona që kur ishte fëmijë, i paraqitur në filma përkrah babait të tij si “Pursuit of Happyness” dhe “After Earth”.

Më pas ai luajti në “Karate Kid” së bashku me Jackie Chan.

Gjatë viteve të fundit, Jaden është anuar më shumë drejt modelingut dhe ka publikuar projektet e tij muzikore. Në vitin 2017, ai publikoi një album të quajtur “SYRE”.

Willow Smith

Foto: Getty Images

Willow Smith është 22 vjeçe. Ajo duket të jetë ajo që shfaqet më shumë në syrin e publikut, duke mbajtur emisionin e saj të bisedave së bashku me mamin dhe gjyshen e saj (Adrienne Banfield-Norris) të quajtur “Red Table Talk”.

Pavarësisht gatishmërisë për të qenë në sy të publikut, Will ka diskutuar se si ajo ishte e para në familjen e saj që u rebelua kundër aktrimit dhe projekteve muzikore.

Projekti më i fundit muzikor i Willow është një album rock i quajtur “Coping Mechanism”.

Puna e saj është pritur me vlerësime të kritikëve, duke pasur bashkëpunime me artistë si Camila Cabello. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Kalo në kategori