LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me djaloshin i cili shuplakat e duarve i ka 31 centimetra të mëdha, ndërsa fqinjët e quajnë “djall” pasi besojnë se është i mallkuar (Foto, +18)

Njihuni me djaloshin i cili shuplakat e duarve i ka 31 centimetra të mëdha, ndërsa fqinjët e quajnë “djall” pasi besojnë se është i mallkuar (Foto, +18)

Një djalosh i cili i ka shuplakat e duarve të mëdha plot 31 centimetra, vazhdimisht refuzohet nga shokët dhe bashkëmoshatarët të cilët në asnjë mënyrë nuk pranojnë të ulen afër tij në shkollë.

Sipas familjarëve, 12-vjeçari Tarik nuk mund të vishet vetëm, kurse nga bashkëfshatarët është etiketuar si “djall”, pasi sipas tyre shuplakat e mëdha të duarve janë mallkim, transmeton Telegrafi.


Ky djalë i ri nga Uttar Pradeshi në Indi, punon në një hapësirë që përpunohet qaji dhe jeton me vëllanë e tij.

“Qysh kur ka lindur duart e tij ishin më të mëdha. Dhe duke u rritur duart e tij veç sa bëheshin më të mëdha. Sa ishte gjallë babai i tij e kishte dërguar tek shumë mjek për trajtim, por kur ai vdiq dhe mbet vetëm me nënën dhe vëllanë nuk arritën të vazhdojnë trajtimin e tij për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike”, ka deklaruar halla e tij.

Vëllai i tij i madh Hargyan kujdeset për të, pasi që me ato shuplaka të duarve ai pothuajse nuk mund të bëjë asgjë.

“Ai i ka duart aq të mëdha sa që nuk mund të vishet pa ndihmën time”, ka shtuar Hargyan.

Është për keqardhje se si fqinjët dhe shokët e tij tallen me të, duke refuzuar të ulen afër tij në klasë.

“Kur fillova shkollën e kisha disa shokë, por tani nuk e kam as edhe një. Njerëzit frikësohen nga duart e mia”, ka shtuar ky djalosh.

Banorët e asaj zone besojnë se gjendja e Tarikut është si rezultat i mallkimit. /Telegrafi/