LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me automjetin me energji diellore – kushton 26 mijë dollarë, por ‘kurrë nuk ka nevojë për karikim’

Njihuni me automjetin me energji diellore – kushton 26 mijë dollarë, por ‘kurrë nuk ka nevojë për karikim’

Aptera me bazë në Kaliforni kohët e fundit hapi para-porositë për automjetin e saj elektrik diellor, i cili ‘kurrë nuk ka nevojë për karikim’ dhe brenda më pak se 24 orësh, sipas firmës, makinat janë shitur.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, struktura e stilit futuristik është dizajnuar me materiale të lehta, duke siguruar aerodinamikë.


Teknologjia “Never Charge” e Aptera përbëhet nga një paketë diellore e integruar që siguron më shumë se 60 kilometra udhëtim ‘falas’ në ditë ‘duke e bërë atë automjetin e parë që nuk do të ketë nevojë të mbushet me karburant për shumicën e vozitjes ditore’.

Automjeti është i pajisur gjithashtu me një paketë baterie që siguron 1.500 kilometra, i cili tejkalon në masë të madhe diapazonin prej rreth 600 kilometrave të Tesla Model S.

Bashkëthemeluesi Chris Anthony tha: “Me teknologjinë Aptera’s Never Charge, ju jeni të shtyrë nga energjia e diellit”.

Siç thuhet më tej, Aptera ishte në dispozicion për para-porositë më 4 dhjetor, me çmimin duke filluar nga 25,900 dollarë dhe deri në 46,900 dollarë për makinë me katër rrota.

Automjeti është i dizajnuar me motorë që lejojnë automjetin të kalojë nga zero në 100 km/h në vetëm 3.5 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 175 km/h.

Dhe nëse keni nevojë për energji, automjeti mund të karikohet nga një dalje standarde prej 110 voltësh. /Telegrafi/