Njihet si tifoz i flaktë i Ronaldos - por Messi bëri që Speed ta heq fanellën e portugezit me golin nga gjuajtja e lirë

Darren Watkins Jr, i njohur si iShowSpeed, ka qenë prej kohësh mbështetësi më i zjarrtë i Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, besnikëria e tij e paepur ndaj portugezit dukej se u lëkund kur Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miami në Major League Soccer më 21 korrik.
Speed pati mundësinë e pabesueshme për të takuar heroin e tij të futbollit, Ronaldo - pak më shumë se një muaj më parë, raporton MARCA.
Por, e gjithë kjo ndryshoi kur ai mori pjesë në stadiumin DRV PNK së bashku me 21,000 shikues, duke pritur me padurim debutimin e Messit për Inter Miami.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë la një gjurmë të pashlyeshme në ndeshje, duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë, kur rezultati ishte 1-1, për t’i fituar Inter Miamit tri pikë në minutat e fundit të takimit për rezultatin 2-1.
























































