LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i shërbimit sekret iranian planifikonte të hapte televizion në gjuhën shqipe

Njeriu i shërbimit sekret iranian planifikonte të hapte televizion në gjuhën shqipe

Ahmad Hosseini Alast, mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri dhe kishte ardhur në Tiranë katër vite më parë.

Ai u dëbua si i padëshiruar nga Shqipëria për shkak se dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS dhe statusi i atasheut kulturor i shërbente për mbulim. Menjehërë pas mbëritjes ai është emëruar edhe drejtor i fondacionit Saadi Shirazi që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1996.

Top Channel mëson nga burime të besueshme se Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje për të ndërtuar një televizion në gjuhën shqipe.

Burimet thonë se këtë detyrë ai e morri më 9 Gusht të vitit 2017, kur udhëtoi për në Teheran dhe u takua me përfaqësues të MOIS(shërbimi sekret i Iranit, Forcat Quds, Zv.Drejtorin e ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike), dhe menaxherin e rrjetit televiziv “Balkan Sahar”. Ata diskutuan për lehtësimin e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe dhe vendosën t’a vazhdonin.

Alast është një anëtar i stafit të Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike, i cili shërbeu katër vjet si atashe kulturor në Bullgari. Më pas ai u zhvendos në Teheran dhe shërbeu si Kreu i Administratës Evropës Lindore dhe Gjermanisë në ICRO për 11 vite.

Më vonë, ai u bë këshilltar i Kreut të marrëdhënieve ndërkombëtare në ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike). Ahmad u zhvendos në Tiranë në 2016, ku zëvendësoi, Abbas Azizi, ish-atasheun kulturor.

Në 19 Tetor 2017, Alast mori pjesë në një takim në “ICRO HË” kryesore në Teheran, ku u takua me autoritete të MOIS, Forcat Quds, përfaqësues të MIU dhe Kreun e sektorit të Evropës dhe Amerikës në ICRO. Në takim, Alast ishte tërësisht i informuar për prezencën e MEK në Shqipëri dhe mori politikën e nevojshme për të kundërvepruar ndaj situatës.

Para se të zhvendosej në Shqipëri, Ahmad kishte punuar për katër vite në shërbimin e këshillimit kulturor në ambasadën iraniane në Bullgari, ku ai inkurajoi 17-18 shtetas bullgarë të udhëtonin në Qom për të bërë trajnime teologjike. Një pjesë e këtyre njerëzve u integruan në ideologjinë ekstreme të Liderit Suprem dhe tanimë punojnë efektivisht për regjimin Iranian.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ahmad Hosseini Alast, i dërgoi një raport drejtorit të ICRO, Abuzar Ibrahimi Torkman, dhe citoi se do të performonte aktivitete të ngjashme në Shqipëri.

Ai tha se do të tërhiqte njerëz të rinj nga Alavite ose Sunnitë, ose ndoshta dhe nga sekte të tjera dhe do i kthente në mjete lidhjeje midis Iranit dhe shteteve në rajon. Qëllimi i prezencës kulturore të Iranit në rajon është të trajnojë mullahë, shkrimtarë apo përkthyes që mbështesin aktivitete të regjimit iranian.

Ai u dëbua së bashku me këshilltarin e ambasadës për shkak se kishin dalë nga roli i tyre si diplomatë. Këshilltari rezultonte të ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralit Soleiman dhe pjesë e rrjetit që kishte planifikuar të rrafshonte ambasadën e SHBA në Bagdad.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori