LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që kishte shërbyer si “karrem” para se Sandulloviqi të rrëmbehej nga shërbimi sekret, sërish kërcënon politikanin serb

Njeriu që kishte shërbyer si “karrem” para se Sandulloviqi të rrëmbehej nga shërbimi sekret, sërish kërcënon politikanin serb

Politikani serb Nikolla Sandulloviq i cili u rrah nga Shërbimi Sekret serb gjatë 3 janarit, pasi vendosi lule mbi varrin e një vajze shqiptare të vrarë nga forcat serbe në luftën në Kosovë, ka bërë një postim interesant në profilin e tij në X, duke treguar se kush ishte njeriu që e “joshi” para shtëpisë së tij para se të rrëmbehej nga inteligjenca serbe.

“Kush është njeriu që ‘joshi’ Nikolla Sanduloviqin para shtëpisë së tij kur u rrëmbye nga shërbimi sekret serb më 3 janar? I njëjti njeri po telefonon përsëri, duke dërguar kërcënime të reja me vdekje, duke thënë se do të vijnë përsëri”, ka shkruar Sandulloviq, transmeton Telegrafi.


Ai madje ka pyetur nëse është informuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq lidhur me kërcënimet e reja dhe sulmet e ardhshme apo sërish do të pretendojë se gjithçka ishte një gënjeshtër.

“Vuçiq do të vrasë babain tim”- vajza e Sanduloviq thotë se babi i saj u kërcënua sërish
Lexo po ashtu “Vuçiq do të vrasë babain tim”- vajza e Sanduloviq thotë se babi i saj u kërcënua sërish

“A është informuar Vuçiqi për kërcënimet e reja dhe sulmet e ardhshme apo sërish do të pretendojë se gjithçka ishte një gënjeshtër? Këtë herë është e dukshme një fytyrë e burrit”, shtoi politikani serb.

Në anën tjetër, vajza e tij Klara tha në “Good Morning Albanians” se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger-it.

Sipas saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u rrah barbarisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori