LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i Putinit e Vuçiqit, Damjan Knezeviq lajmërohet nga Rashka për rezistencë në Jarinjë – prezent edhe protestues me maska

Njeriu i Putinit e Vuçiqit, Damjan Knezeviq lajmërohet nga Rashka për rezistencë në Jarinjë – prezent edhe protestues me maska

Damjan Knezeviq, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Wagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Wagner është në pronësi të Yevgeny Prigozhit, njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.


Sipas Knezheviqit, shumë shpejtë do të kuptohet mesazhi, siç e ka quajtur ai, i dërguar nga ata.

“Kjo nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne merremi vesh, takohemi herë pas here sikurse tani për të dërguar mesazhe. Mesazhin do ta kuptoni shumë shpejtë që do ta dërgojmë”, ka thënë ai para nisjes së protestës në Jarinjë, shkruan The Geopost.

Ai shton se dikush nga ta do t’iu bashkohet barrikadave.

“Nuk i kemi ftuar ne, i kanë ftuar serbet që janë në barrikada. Ne kemi ardhur për të dëshmuar se ne ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Mundet që dikush nga ne do të qëndroj [në barrikada]. Nuk e pranojmë asnjë institucion, nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244. Shihemi në Jarinjë”, ka shtuar ai.

Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë të mbështetura nga regjimi i Beogradit.

Kjo situatë vazhdon të përkeqësohet për faktin se dhjetëra pjesëtarë të grupeve ekstremiste serbe dhe ruse, të armatosur kanë shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës.

Emblema e grupit paramilitar rus “Wagner” e shfaqur në protestë

Përveç Wagnerit, prezent në këtë pjesë janë edhe pjesëtarë të grupit ekstremist rus “Ujqërit e Natës”. Ata shihen duke i dhënë përkrahje vendosjes së këtyre barrikadave, të vendosura një javë më parë, duke thënë se fitorja e Serbisë do të jetë po ashtu fitore e Rusisë.

Knezheviq që është drejtues i “Narodna Patrola” ka lidhje të afërta me Danilo Vuçiqin, që është biri i presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /TheGeopost/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori