LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu merimangë” e bën sërish, ngjitet pa pajisje mbrojtëse në ndërtesën 185 metra të lartë në Paris (Video)

“Njeriu merimangë” e bën sërish, ngjitet pa pajisje mbrojtëse në ndërtesën 185 metra të lartë në Paris (Video)

“Njeriu merimangë” Alen Robert nga Franca, sërish ka përfunduar në prangat e policisë. Ai edhe njëherë ka bërë atë që di ta bëjë më së miri – është ngjitur në majën e ndërtesës më të lartë në Paris në La Difens dhe atë pa pajisje mbrojtëse.

Pamjet e transmetuara live nga televizionet franceze, shfaqën 56-vjeçarin duke u ngjitur në rrokaqiellin e njohur të Parisit, transmeton Telegrafi.


Ai është ngjitur në ndërtesën 185 metra të lartë, ku kohë pas kohe pushonte duke mos pasur aspak frikë që vetëm një lëvizje e gabuar ka mundur t’i kushtojë me jetë.

Megjithatë me të mbërritur në maje të ndërtesës ai ka përfunduar në pranga të policisë. Por, kjo nuk është hera e parë që është ngjitur në këtë ndërtesë, pasi të njëjtin veprim e kishte bërë në vitin 2016. /Telegrafi/