LAJMI I FUNDIT:

Njeriu do të vrapoj 100 metra për më pak se nëntë sekonda

Njeriu do të vrapoj 100 metra për më pak se nëntë sekonda

A do të mundet ndonjëherë qenia njerëzore të vrapojë 100 metra për më pak se nëntë sekonda? Sipas emisionit Sport Science të televizionit ESPN përgjigja është vërtetuar, por një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pas 900 vitesh.

Emisioni Sport Science, i nominuar për çmimin prestigjioz televiziv Emmy në nëntë kategori, që disa sezone është duke hulumtuar kufijtë e fundit në disa sporte. Kohë më parë është marrë edhe me çështjen e rekordeve në atletikë, e shkencëtarët të cilët marrin pjesë në emision kanë vërtetuar se të vrapohet nën nëntë sekonda do të bëhet e mundur vetëm në vitin 2909.

Një nga udhëheqësit e emisionit John Brenkus në librin e tij “The Perfection Point” ka theksuar komponentët të cilët mund të sjellin sportistët deri tek kufijtë e fundit.


“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sportistin. Janë të rëndësishme fizika e biologjia, mjedisi dhe pajisjet sportive, por edhe momenti psikologjik”, thekson Brenkus i cili në librin e tij ka shkruar edhe se kufiri i fundit i rekordit botëror në maratonë do të jetë një orë, 57 minuta e 57 sekonda. /Telegrafi/