LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga të vdekurit në aksidentin në hyrje të Shtimes, zyrtar i Komunës së Ferizajt

Njëri nga të vdekurit në aksidentin në hyrje të Shtimes, zyrtar i Komunës së Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se njëri nga të vdekurit në aksidentin e së mërkurës në rrugën Shtime-Ferizaj ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë.

Aliu, këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.


“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.

Po ashtu, Aliu uroi shërim të shpejt edhe për të lënduarit e tjerë nga ky aksident.

“Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi! Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!”, ka shkruar Agim Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori