LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit me sy ngjyrë të çelur kanë mungesë të një hormoni, por kjo i mbron nga sëmundjet: nga kjo sëmuren ata me sy të errët

Njerëzit me sy ngjyrë të çelur kanë mungesë të një hormoni, por kjo i mbron nga sëmundjet: nga kjo sëmuren ata me sy të errët

Mësoni se si ngjyra e syve ndikon në humor gjatë vjeshtës

Mungesa e dritës së diellit, moti i keq dhe ditët gjithnjë e më të shkurtra janë disa nga shkaktarët e të ashtuquajturit depresion dimëror.


Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se prirja e një personi për t’u ndjerë në këtë mënyrë kur moti bëhet më i ftohtë përcaktohet nga ngjyra e syve të tyre!

Kur vijnë ditët më të ftohta, shumë njerëz ankohen për lodhje, humor të ulët dhe pikëllim të pashpjegueshëm, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen më së shpeshti lidhet me mungesën e dritës së diellit, rënien e temperaturave dhe ditët më të shkurtra.

Një ndër mënyrat që ta mposhtni këtë ndjenjë është të ndryshoni ushqimin, thonë ekspertët. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar që disa njerëz kanë shanse më të mëdha që të vuajnë nga depresioni në këtë stinë të vitit madje edhe për shkak të ngjyrës së syve.

“Open Access Journal of Behavioral Science & Psychology” ka publikuar një studim i cili tregon që personat me sy ngjyrë të çelur më pak vuajnë nga ndryshimet sezonale të humorit, oreksit dhe gjumit.

Nuk është çudi që shumë banorë të Veriut kanë sy të ndritshëm – ata janë më rezistent ndaj ndryshimeve të humorit gjatë kalimit nga sezoni i ngrohtë në të ftohtë.

“Arsyeja pse ngjyra e syve ndikon në ndjeshmërinë ndaj depresionit dimëror është sasia e dritës që sytë e një personi mund të ‘përpunojnë’”, shkroi Dr. Lance Workman dhe autori kryesor i studimit.

Sytë që përmbajnë më pak pigment, si blu apo gri, janë më pak të ndjeshëm ndaj dritës, që do të thotë se trupi i një personi me sy të çelur prodhon më pak melatoninë. Njerëzit me sy të çelur janë më rezistent ndaj depresionit dimëror pikërisht sepse trupi i tyre është mësuar me mungesën e këtij hormoni.

Por njerëzit me ngjyrë të errët të syve, për shembull lajthia, janë më keq. Ata reagojnë në mënyrë akute ndaj mungesës së melatoninës dhe rreziku i depresionit të vjeshtës dhe dimrit rritet. Studimi sugjeron gjithashtu se kjo është arsyeja pse banorët e hemisferës jugore kanë sy të errët.

Ajo që ndihmon në këtë problem, pavarësisht ngjyrës së syve, është ecja gjatë ditës, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit, kur lind dielli, thonë shkencëtarët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori