LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit obezë nuk mund të gjejnë punë?! Arsyet janë të pakuptimta

Njerëzit obezë nuk mund të gjejnë punë?! Arsyet janë të pakuptimta

Po sikur të kesh një pagë më të ulët se një koleg që ka të njëjtin vend pune?

Obeziteti është një faktor tinëzar diskriminimi në punësim, sepse njerëzit me mbipeshë konsiderohen dembelë, tepër emocionalë dhe me shëndet të dobët.


Këtë e ka treguar hulumtimi i kryer në vendet perëndimore, si dhe se niveli i fitimeve ndryshon në bazë të peshës trupore.

A janë dhe sa janë të pranishme raste të tilla, çfarë nuk bën të jetë pengesë për vendin e punës dhe çfarë të bëni nëse keni një pagë më të ulët se një person që ka të njëjtin pozicion me ju?

Diskriminimi në bazë të çdo karakteristike personale është i ndaluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, Kushtetuta jonë dhe Ligji i punës e ndalojnë një gjë të tillë, posaçërisht diskriminimin, punëdhënësit i përmbahen kësaj gjëje, transmeton Telegrafi.

Sa i përket punësimit, gjatë intervistës për një vend pune, pyetjet nuk duhet të futen në këtë kontekst.

Punëdhënësit i përmbahen punësimit të personit më profesional, i cili, sipas vlerësimeve të tyre, do të përshtatet më së miri në ekipin ekzistues të punëtorëve.

Është gjithmonë mirë që punëdhënësit të kenë diversitet në ekipin e tyre, sepse kjo është ajo që i nxit ata. Secili nga punonjësit ka idenë e tij interesante dhe energjinë që sjellin me vete.

Jetojmë me stereotipe, por shoqëria gjithnjë e më shumë po shkon drejt hapjes dhe të gjithëve u bëhet e qartë se gjëra të tilla nuk lejohen dhe nuk janë të mira. Diversitetit duhet t’i jepet një shans sepse mund të ndikojë në arritjen e një qëllimi biznesi.

Padi në bazë të diskriminimit në peshë

Çdo person që beson se e drejta e tij është kërcënuar, në përputhje me ligjin, mund të kërkojë realizimin e interesave të tij në gjykatë. Në disa raste, për profesione të caktuara duhet të bësh kontrolle mjekësore parandaluese, nuk është vetëm obeziteti, por edhe rrezik për shëndetin që është pengesë për kryerjen e një pune të caktuar. Këtë e vlerësojnë mjekët.

Sipas Ligjit të Punës, është e ndaluar të ketë diferencë në të ardhurat e punonjësve në të njëjtat punë. Por, habit fakti që në disa vende, si në Francë, shfaqen raste të tilla. Supozojmë se edhe tek ne ka raste të tilla, megjithëse nuk do të thotë domosdoshmërisht se shkaku është obeziteti. Punëdhënësit duhet të përcaktohen për cilësinë, duhet të shikojnë se sa njohuri ka punonjësi potencial dhe sa i pëlqen ajo që bën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori