LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit kurrë nuk do të migrojnë në planetët e tjerë”, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Fizikë

“Njerëzit kurrë nuk do të migrojnë në planetët e tjerë”, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Fizikë

Njerëzit kurrë nuk do të migrojnë në një planet jashtë sistemit diellor të Tokës, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur atje, ka thënë fituesi i çmimit Nobel, zvicerani Michel Mayor.

“Nëse flasim për ekzoplanetë, gjërat duhet të jenë të qarta: ne nuk do të migrojmë atje”, ka thënë Mayor në pragun e një konference kur u pyet për mundësinë e njerëzve të lëvizin në planetë të tjerë, përcjell Telegrafi.


“Këto planete janë shumë, shumë larg. Edhe në rastin më optimist të një planeti të jetueshëm që nuk është shumë larg, themi disa dhjetëra vjet dritë – koha për të shkuar atje është e konsiderueshme”, ka shtuar ai.

“Ne po flasim për qindra miliona ditë duke përdorur mjetet që kemi në dispozicion sot. Ne duhet të kujdesemi për planetin tonë, është shumë i bukur dhe ende absolutisht i gjallë”, citohet të ketë thënë ai.

Çmimi Nobel për Fizikë, shkon për dy zviceranë dhe një amerikan
Lexo po ashtu Çmimi Nobel për Fizikë, shkon për dy zviceranë dhe një amerikan

Ndryshe, Mayor dhe kolegu i tij Didier Queloz kanë qenë dy nga tre fituesit e Çmimit Nobel për Fizikë për teknikat e tyre të kërkimit për të zbuluar të ashtuquajturat ekzoplanetë.

Siç thuhet tutje, 77-vjeçari tha se ndjeu nevojën për të “mbytur të gjitha deklaratat që thonë: Në rregull, ne do të shkojmë në një planet të gjallë, nëse një ditë jeta nuk është e mundur në tokë”.

“Është një çmenduri”, ka vlerësuar ai.

Duke përdorur disa instrumente në observatorin e tyre në jug të Francës, Mayor dhe Queloz në tetor 1995 zbuluan atë që kishte ekzistuar më parë vetëm në fushën e trillimeve shkencore – një planet jashtë sistemit diellor të Tokës.

Mayor ishte profesor në Universitetin e Gjenevës dhe Queloz ishte studenti i doktoratës, kur ata bënë zbulimin i cili filloi një revolucion në astronomi. Që atëherë thuhet se mbi 4,000 ekzoplanetë janë gjetur në galaktikën tonë. /Telegrafi/