Njerëzit e infektuar me Delta e transmetojnë virusin dy ditë para se të shfaqin simptoma!
Njerëzit e infektuar me variantin Delta të coronavirusit mund ta transmetojnë sëmundjen 2 ditë para se të shfaqin simptomat e para!
Të paktën në këtë përfundim ka arritur studimi i fundit, publikuar në Nature.
Transmetimi pre-simptomatik ishte tipar edhe i varianteve të mëparshme, por sipas këtij studimi nëse hendeku mes testit pozitiv dhe ndjesive të para ishte vetëm 0.8 ditë, me Deltën është 1.8 ditë.
Si rezultat, 3/4 e infeksioneve me Delta ndodhin gjatë fazën kur nuk janë shfaqur ende simptomat.
Transmetueshmëria e Delta-s është më e madhe dhe ndonëse vaksina është efektive, përhapja e këtij varianti mbetet shqetësim.
Deri më tani 90% e rasteve në SHBA janë të infektuar me Delta, fakt i cili shton edhe më nevojën urgjente për t’u vaksinuar.
Studimet e fundit tregojnë rëndësinë kritike të marrjes së vaksinës COVID-19 si për shëndetin personal ashtu edhe për transmetimin e kufizuar.
“Fakti që njerëzit asimptomatikë përhapin virusin nuk është informacion i ri. Ne e kemi ditur që njerëzit janë ngjitës para se të jenë simptomatikë për më shumë se një vit,” tha Jason Gallagher, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe specialist i farmacisë klinike në sëmundjet infektive në Spitalin Universitar të Temple në Filadelfia.
“Sidoqoftë, ne po mësojmë më shumë për këtë gjetje shumë shpejt. Dy studime tani tregojnë se ARN virale bie më shpejt te njerëzit e vaksinuar sesa njerëzit e pa vaksinuar, duke sugjeruar se ata kanë më pak gjasa të transmetojnë virus te të tjerët, “tha ai.
Përpos vaksinës, situata e krijuar aktualisht kërkon rikthimin e maskave, në vende publike dhe të populluara.
Burimi: Healthline
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë