Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.
Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë.
Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251