LAJMI I FUNDIT:

Një zonë e lagjes Kalabria në Prishtinë mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

Një zonë e lagjes Kalabria në Prishtinë mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e njërës zonë të lagjes Kalabria në Prishtinë, se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është zhvendosja e gypit që furnizon këtë pjesë.


“Për shkak të nevojës për ndërhyrje nga ekipet në teren, në zhvendosjen e linjës FI 225 milimetra që furnizon zonën e ashtuquajtur te banesat e ‘Arabëve’ në lagjen Kalabria në Prishtinë, për shkak të krijimit të hapësirës për punime në kolektorin e kanalizimit, si investim i Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/