Qentë kanë lajmëruar pronarët e tyre për një zjarr të madh në një shtëpi duke lehur në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur ekipet e zjarrfikësve shuan zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Essex të Anglisë, pasi u thirrën në orën 2:43 të mëngjesit të së dielës.


Shërbimi Zjarrfikës i Essex tha se ata arritën të shpëtonin kuajt në një stallë aty pranë.

Screenshot 3 61

Ata do të kryejnë një hetim për mënyrën sesi zjarri ka nisur dhe më pas është përhapur në godinën, e cila ka mbetur e pabanueshme për shkak të dëmtimeve.

Screenshot 4 48

Menaxheri i stacionit të zjarrfikësve Terry Maher tha: "Pronarët u lajmëruan për zjarrin nga lehja e qenve të tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

Screenshot 5 50

“Zjarri filloi në një ndërtesë në pjesën e pasme të pronës dhe u përhap shpejt në çatinë e shtëpisë”.

Ndërkohë një fqinj i tha BBC News se ata u zgjuan duke gjetur çiftin, i cili jeton në shtëpi, në kopsht me dy qentë e tyre. /Telegrafi/