LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas tërmetit, Erdogan dorëzon çelësat e 7 mijë shtëpive të reja: Ky është fillimi

Një vit pas tërmetit, Erdogan dorëzon çelësat e 7 mijë shtëpive të reja: Ky është fillimi

Turqia të shtunën ua dorëzoi çelësat e shtëpive të sapopërfunduara disa prej atyre që mbetën të pastrehë nga tërmeti shkatërrues i vitit të kaluar, fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë moderne të vendit.

Tërmetet e forta të 6 shkurtit 2023 në jug të  Turqisë mbytën më shumë se 50 mijë njerëz në 11 provinca dhe lanë miliona të pastrehë, transmeton Telegrafi.


“Sot ne po dorëzojmë 7275 shtëpi në Hatay. Ky është fillimi dhe gradualisht do të dorëzojmë 40 mijë shtëpi në të gjithë rajonin sapo të përfundojë ndërtimi i tyre”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një ceremonie në Hatay, provinca më e prekur nga tërmetet.

Rreth 75,000 shtëpi do të dorëzohen në dy muajt e ardhshëm, tha Erdogan, duke shtuar se qeveria planifikon të dorëzojë gjithsej 200 mijë shtëpi këtë vit.

Presidenti i Turqisë shtoi se sot janë vënë në funksion dy spitale në Hatay.

Rreth 680 mijë shtëpi u shkatërruan në zonën e goditur nga tërmeti, u tha gazetarëve të premten ministri i Urbanizimit, Mehmet Ozhaseki, duke shtuar se 390 mijë familje ishin të regjistruara për të marrë shtëpi që do të ndërtoheshin atje.

“Kanë përfunduar tenderët për 200 mijë banesa, dhe disa prej tyre janë duke u ndërtuar. Një pjesë kanë përfunduar dhe do të dorëzohen së shpejti. Tenderi për rreth 100 mijë banesa vazhdon”, tha Ozahseki. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori