LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas miratimit të Ligjit të Gjuhëve, mbi 90% e institucioneve nuk e zbatojnë aspak këtë ligj

Një vit pas miratimit të Ligjit të Gjuhëve, mbi 90% e institucioneve nuk e zbatojnë aspak këtë ligj

“Zbatim i zbehtë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve edhe një vit pas hyrjes në fuqi të të njëjtit, vërehet jo vetëm tek institucionet ku drejtuesit janë të nacionaliteti maqedonas, por edhe atje ku drejtuesit janë shqiptarë, ndërsa tek mbi 90 % e institucioneve gjuha shqipe respektohet pak ose aspak”.

Kjo u tha sot në konferencën për shtyp të Agjencisë për Zbatimin e këtij ligji.


Agjencia për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në një vjetorin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, publikoi “Udhëzues për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”.

Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, tha se janë shtypur rreth 4 mijë udhëzues të tillë, në tre gjuhë dhe të njëjtët tashmë janë shpërndarë nëpër institucionet në vend. Pjesë e këtij udhëzuesi është edhe një formular që mund të plotësojnë qytetarët nëse kanë ndonjë ankesë rreth mos respektimit të kësaj të drejte të garantuar me ligj.

Formulari në fjalë më pas do të përcillet tek Inspektorati, i cili, sipas asaj që parashikohet në ligj, duhet të kishte filluar me inspektimin e institucioneve, por diçka të tillë nuk mund ta bëjë, sepse ka vetëm drejtor.

Në mars Agjencia do të dorëzojë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut edhe raportin për punën e deritanishme.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Kalo në kategori