LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga vrasja e katër vjeçarit, Almir Aliu (Video)

Një vit nga vrasja e katër vjeçarit, Almir Aliu (Video)

Ka kaluar një vit nga vrasja tragjike e katër vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova. Gjykimi ka mbërritur vetëm në fazën e analizës së trajektores lëvizëse të të akuzuarit për vrasje, Boban Iliç. Në seancat e deritanishme gjyqësore mbrojtja ka pretenduar se agresori Boban Iliç vrasjen e ka kryer pa vetëdije si pasojë e dhunës fizike. Konstatimet e ekspertëve neuro-psikiatrik hodhën poshtë pohimet e mbrojtjes.

Tani mbrojtja insiston se goditja çnjerëzore me makinë ndaj Almirit dhe prindërve të tij është bërë si pasojë e thyerjes së dritares së përparme të veturës. Por pala e dëmtuar kundërshton pohimet e mbrojtjes. Avokati i familjes Aliu thotë se mbrojtja pretendon rikualifikimin e lëndës dhe dënimin sa më të ulët për një vrasje me paramendim.


Kamerat e sigurisë dëshmojnë të kundërtën e versionit të mbrojtjes. Avokati Ibrahim Bajrami shton se i akuzuari Iliç qëllimisht është kthyer me veturë mbrapa dhe është hakmarrë ndaj familjes Aliu si pasojë e një zënke pak minuta para goditjes me veturë.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të tij e që dyshohet të ketë ndodhur në Ambulancën e qytetit afër qendrës së qytetit në Kumanovë. Almiri i vogël plotë një javë kaloi në kujdes intensiv, ndërsa më 2 korrik ndërroi jetë kur edhe iu dha lamtumira e fundit nga familjarët dhe qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori