Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në një televizion amerikan.

Në atë intervistë, ajo u prezantua me emrin 'Nolfe' dhe tregoi betejën e përditshme për mbijetesë në rrugë, një imazh që preku zemrat e shqiptarëve kudo.


Viti 2025 solli ndryshime pozitive për të: Parashqevi u ribashkua me djalin, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar.

Foto: Instagram

Por pati sërish pasiguri sa i përket jetesës së saj dhe kthimit në realitet, për një jetë normale.Për të siguruar që kjo të mos ndodhë, miku i saj, Elton Ilirjani, ka bërë një premtim të fortë në rrjetet sociale.

“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti".

Foto: Instagram

"Nuk kemi nevojë më për asnjë gjë", tha ai ndër tjerash.

Me këtë veprim, Simaku siguron të mos përballet edhe një herë tjetër me atë që përjetoi, ndonëse shqiptarët shprehën gatishmëri dhe u mobilizuan për të. /Telegrafi/

Foto: Instagram