LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga Dialogu strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Një vit nga Dialogu strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

MPJ Maqedoni informon se sot shënohet një vit nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, i cili u mbajt më 2 qershor 2022, në Uashington. Dialogu u nis nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ambasadorja e ShBA-së, Angela Aggeler, me një video të përbashkët uruan përvjetorin e Dialogut Strategjik, duke rikonfirmuar zotimet e tyre të përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjen e konsiderueshme për procesin tonë të integrimit europian.

“Si partnerë strategjikë kemi përpara një sërë aktivitetesh për të adresuar sfidat e vendit, si forcimi i mëtejshëm i modelit tonë autentik të demokracisë funksionale multietnike, lufta kundër korrupsionit, investimet në infrastrukturë, por edhe integrimi i vendit në BE, gjë që është interesi ynë i përbashkët strategjik”, theksoi Osmani në përvjetorin e mbajtjes së dialogut.

Ambasadorja Aggeler, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj të fortë për procesin tonë të integrimit evropian, tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë mbështetësja juaj e vazhdueshme dhe miku më i madh. Ne do të jemi me ju krah për krah përderisa i arrini qëllimet tuaja të sigurisë, prosperitetit dhe mundësive brenda komunitetit europian”.

Në kuadër të Dialogut Strategjik, Ministria e Punëve të Jashtme si koordinatore e procesit të përgjithshëm, në bashkëpunim me institucionet kompetente, përgatiti Plan Veprimi për realizimin e projekteve në fusha të ndryshme. Me miratimin e tij në seancë të qeverisë, të gjitha aktivitetet në kuadër të dialogut u bënë pjesë e programit të punës së qeverisë. Me qëllim të zbatimit të suksesshëm praktik të Planit të Veprimit të miratuar, të gjitha ministritë, institucionet dhe agjencitë e vendit që kanë kompetenca në zbatimin e tij, i nominuan persona të cilët e monitorojnë realizimin e aktiviteteve në kompetencë të tyre dhe çdo tremujor Ministrisë së Punëve të Jashtme i paraqesin informacion për statusin dhe dinamikën e tyre të realizimit.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori