LAJMI I FUNDIT:

Një veturë e licencuar Ferrari ka mbërritur në lojën Fortnite

Një veturë e licencuar Ferrari ka mbërritur në lojën Fortnite

Kompania Epic vazhdimisht “freskon” lojën e Fortnite dhe lojtarëve u është dhënë një veturë e re.

Kompania e lojërave Epic, në bashkëpunim me Ferrari, mundësuan shfaqjen e një veture sportive hibride, Ferrari 296 GTB, në lojën e njohur Fortnite.

Ajo është vetura e parë e licencuar që shfaqet në këtë lojë Battle Royale.

Veturat janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e lojës që kur u shfaqën pothuajse një vit më parë, por deri më tani ato kanë qenë interpretime gjenerike të llojeve të ndryshme të veturave si sedanë, kamionçina dhe vetura sportive.

Nga Epic, ata thonë se Ferrari sillet si të tjerët në lojë, por që tingulli është autentik.

Loja Fortnite nuk është e vetmja që merr vetura të licencuara, pasi PUBG: Mobile është bërë gjithashtu më e pasur me modelet e Tesla duke përfshirë Model Y dhe kamionin Tesla Semi që drejtohet vetë. /Telegrafi/