LAJMI I FUNDIT:

Një version edhe më i shpejt i Porsche Taycan elektrik ‘kapet’ duke u testuar në Nurburgring

Një version edhe më i shpejt i Porsche Taycan elektrik ‘kapet’ duke u testuar në Nurburgring

Një variant me performancë të lartë i Porsche Taycan është kapur nga kamerat afër pistës të garave dhe të testimit të veturave në Nurburgring të Gjermanisë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe një version më të shpejtë të sedanit të saj elektrik.

E kapur përderisa ishte duke u futur në testim, Porsche elektrik ishte i pajisur me një parakolp të ndezur, parakolp ky i cili më parë nuk shihej te modeli Taycan.

Vetura testuese e Porsche Taycan është gjithashtu i pajisur me një “spoiler” dhe me krahë anësor të fiksuar, transmeton Telegrafi.

Fotot nga pjesa e profilit anësor shfaqin kalibra të verdhë të frenimit – e cila mund të jetë pjesë e sistemit të frenimit me qeramikë karboni të performancës së lartë – të cilat ndodhen pas një seti të rrotave që momentalisht nuk janë në dispozicion tek ndonjë Taycan tjetër, raporton Drive.

Kabina e Taycan përmban një ulëse garash dhe një “kafaz” edhe pse zakonisht Porsche këto pajisje sigurie i vendos sa herë që ata bëjnë testime në Nurburgring.

Ende nuk dihet se nëse këto përmirësime do të çojnë tek një variant i ri kryesor i Porsche Taycan – i cili do vendoset para variantit ekzistues Turbo S – ose se nëse ato do të aplikohen tek një klasë ekzistuese kur vetura elektrike do të përditësohet. /Telegrafi/

Drive

Drive

Drive

Drive