LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në qytetin El Paso, thotë policia në shtetin amerikan të Teksasit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy të dyshuar janë arrestuar dhe autoritetet thonë se nuk ka më kërcënim për publikun.


“Është shumë herët për të spekuluar mbi motivin”, ka thënë zëdhënësi i policisë në El Paso, pas të shtënave të së mërkurës në qendrën tregtare Cielo Vista.

“Ishte një moment kaotik. Njerëzit ikën. Ata ishin të frikësuar”, shtoi ai.

Dy nga të plagosurit, të dy meshkuj, raportohet se janë në gjendje kritike.

Qendra tregtare Cielo Vista ndodhet pranë një supermarketi Walmart ku 23 persona u vranë në një sulm racist në gusht 2019, një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në historinë e SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori