Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar 137 raste të reja me coronavirus, kurse një person ka humbur betejën me këtë virus në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).
"Numri total i rasteve pozitive është 16,891 raste nga 80,058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes", ka njoftuar IKSHPK, transmeton Telegrafi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,572.
Rastet pozitive janë nga këti komuna: Prishtinë 54 raste, Gjilan 20 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 5 raste, Fushë Kosovë 4 raste, Pejë 4 raste, Junik 3 raste, Deçan 2 raste, Ferizaj 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat: Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /Telegrafi/






































