LAJMI I FUNDIT:

Një truk më shumë se efikas: Akulli nuk do të grumbullohet më

Një truk më shumë se efikas: Akulli nuk do të grumbullohet më

Lyeni frigoriferin me një përbërës që e keni në kuzhinë

Nëse keni një frigorifer më të vjetër dhe nuk keni kohë të prisni gjithë ditën apo gjithë natën që akulli të shkrihet, në mënyrë që të përdorni një thikë për ta ndarë nga muret e frizit, ekziston një truk i thjeshtë që do t’ju kënaqë dhe do t’jua lehtësojë punën.


Nëse dëshironi të shkrini akullin, fillimisht hiqni frigoriferin nga priza dhe vendosni enë me ujë të nxehtë, në mënyrë që akulli në frigorifer të shkrihet sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.

Është mirë që ta zbrazni dhe të përdorni të gjithë ushqimin në mënyrë që të mos prishet derisa është jashtë frigoriferit.

Për të mos pasur probleme me akullin, duhet të përdorni një truk të vogël për të parandaluar formimin e tij. Besoni apo jo, vaji i gatimit është një shpëtim.

Procedura:

Shkrini frigoriferin, më pas lajeni mirë dhe fshijeni me një leckë të thatë. Pas kësaj, hidhni pak vaj në një copë pambuku ose një leckë të vjetër dhe fshijini muret. Dhe, kjo është e gjitha.

Do të shihni që akulli nuk do të grumbullohet si më parë. /Telegrafi/