LAJMI I FUNDIT:

Një truk që zbulon se me cilin person duhet të jeni përgjithmonë, por edhe pse unaza e martesës vihet në gishtin e unazës

Një truk që zbulon se me cilin person duhet të jeni përgjithmonë, por edhe pse unaza e martesës vihet në gishtin e unazës

Tradita e mbajtjes së një unaze martese daton që nga kohët e Egjiptit të lashtë, Greqisë së lashtë dhe Romës së lashtë

Sipas kuptimit të lashtë kinez për njeriun, çdo organ dhe pjesë e trupit ka funksionin dhe kuptimin e vet.


Mendohet se janë të ndërlidhura – egjiptianët e lashtë besonin se unaza e martesës vihej në gishtin e unazës sepse njëra venë të çon drejt e në zemër, ndërsa të tjerët besonin se unaza e martesës në gishtin e unazës ishte më pak e bezdisshme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ekziston një legjendë kineze që çon në një shpjegim dashamirës. Bëhet fjalë për një truk me dorë që askush nuk ka mundur ta bëjë dhe thotë se çdo gisht ka kuptimin e vet. Prandaj, gishti i madh përfaqëson prindërit, gishti tregues përfaqëson të afërmit më të afërt, vëllezërit dhe motrat, gishti i mesit ju përfaqëson juve, gishti i unazës përfaqëson partnerin tuaj dhe gishti i vogël përfaqëson fëmijët tuaj.

Ajo që është e nevojshme, është që duart t’i vendosni në mënyrën e treguar në fotografi – bashkoni ato pëllëmbë në pëllëmbë dhe lakoni gishtat e vegjël.

Gishtat e tjerë duhet të jenë të drejtuar. Mundohuni të ndani gishtat sipas radhës: gishtat e mëdhenj që përfaqësojnë prindërit – mund të ndahen dhe kjo do të thotë se nuk do të jetoni me ta përgjithmonë. Pastaj provoni t’i ndani gishtat tregues, të cilët përfaqësojnë vëllezërit dhe miqtë. Gjithashtu do të arrini t’i ndani, sepse do të keni rrugë të ndryshme jetësore.

Hapi tjetër është t’i ndani gishtat e vegjël të cilët përfaqësojnë fëmijët tuaj. Do të hapen, sepse edhe ata një ditë do të nisen rrugëve të tyre dhe do të ndahen nga ju. Mirëpo, kur të provoni t’i ndani gishtat e unazës, do ta kuptoni që është e pamundur.

Gishti i unazës përfaqëson partnerin tuaj dhe, sipas besimeve popullore, pamundësia për të ndarë gishtat do të thotë se do të jeni të lidhur përgjithmonë për pjesën tjetër të jetës suaj. Pikërisht për këtë gjë besohet se unaza e martesës mbahet në gishtin e unazës.

Shikoni videon dhe provojeni:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Intimitet dhe Pasion
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Kalo në kategori