LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë edhe 79-vjeçarja që ishte pjesë e helmimit familjar në Shkup

Ndërroi jetë edhe 79-vjeçarja që ishte pjesë e helmimit familjar në Shkup

Ka ndërruar jetë edhe 79-vjeçarja, e cila ishte pjesë e helmimit familjar me ushqim shtëpiak në Shkup.

Prokuroria Publike e Shkupit njofton se ka dhënë urdhër për autopsi në trupin e 79-vjeçares, e cila ndërroi jetë pas 10 ditëve pasi ishte shtrirë në spital.


Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë

Më herët nga helmimi i njëjtë ndërroi jetë 47-vjeçarje, ndërsa burri 55-vjeçar është lëshuar për kurim shtëpiak.

“Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth 20 gjurmë të ndryshme, për të cilat është dhënë urdhër të bëhet ekspertizë. Gjithashtu u dha urdhër për sigurimin e historive mjekësore të tre pacientëve. Po ndërmerren veprime të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.