LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë

Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë
Foto: Arkiv

Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat të cilët u helmuan me ushqimin e përgatitur në shtëpi, i cili përmbante pesticidin Lanate. Peta e kobshme me pesticid, mori jetën e njërit prej tyre, ndërsa dy personat e tjerë janë në gjendje të rëndë, njëri prej tyre është ende në koma.

Për momentin nuk dihet se si ka përfunduar helmi në ushqim.


“Fqinji i ka dërguar djalin dhe nusen, ndërsa ekipi ynë e ka marrë gjyshen. Sipas informacioneve, jetë ka ndërruar nusja, e cila është e moshës 47 vjeçare”, thotë doktor Gjorgi Karamanovski për Telma, i cili e ka marrë thirrjen në ambulancë më 15 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata janë helmuar pasi kanë ngrënë në shtëpi peta me presh, të cilën e kanë përgatitur vetë. Rasti i helmimit është raportuar në polici dy ditë më parë, më 17 tetor. “Në Klinikën e Toksikologjisë kanë raportuar se më 15 tetor janë sjellë tre persona, të gjithë nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i cili është përgatitur në shtëpi”, thonë nga MPB.

Helmohen nga ushqimi tre persona nga Shkupi
Lexo po ashtu Helmohen nga ushqimi tre persona nga Shkupi

Pas përhapjes së lajmit se shkaku i helmimit ka qenë pesticidi, dr. Bekarovska ka deklaruar se nuk duhet të përhapet panik tek popullsia, sepse shkaku për helmim familjar dhe një jetë e humbur me pesticid, nuk është as preshi i spërkatur dhe as mielli.

Bëhet fjalë për për një helmim klasik aktual me këtë pesticid, ndërsa a ka qenë e qëllimshme ose rastësi duhet të tregojnë rezultatet nga hetimi, thotë Beqarovski. Nga policia thuhet se bëhet fjalë për zbardhjen e rastit. Përndryshe, pesticidi Lanate është i ndaluar në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori