LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër manekine tregoi barkun shtatzënë: Revyja e parë e foshnjës në një spektakël mode

Një tjetër manekine tregoi barkun shtatzënë: Revyja e parë e foshnjës në një spektakël mode
(Foto: Instagram/shaninamshaik)

Modelja Shanina Shaik ka treguar barkun e saj shtatzënë në spektaklin amFAR Gala Cannes.

Ajo është një tjetër femër e famshme që i është bashkuar trendit që promovon një pamje natyrale dhe inkurajon femrat të ndihen rehat në lëkurën e tyre.

Bukuroshja kishte veshur një fustan të prerë të dizajnuar nga Alexander Wang. Ajo e shpërndau videon në TikTok me përshkrimin: “Spektakli i parë i modës së foshnjës. Mezi pres t’jua tregoj së shpejti”.

@shaninashaik

Baby’s first runway show 👼🏽🤰🏽 #runwaybaby #fashionshow #mamaglow

♬ breathin – Ariana Grande

Shanina dhe i fejuari i saj, Matthew Adesuyan, njoftuan në fillim të këtij muaji se së shpejti do të bëhen prindër.

View this post on Instagram

A post shared by SHANINA SHAIK (@shaninamshaik)

“Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Të kam dashur që kur di për veten dhe ndonjëherë durimi im është testuar. Momenti duhej të ishte i duhuri dhe tani mund të them me siguri se jam gati të jem udhërrëfyesja, mbrojtësja dhe shoqja jote më e mirë”, ka shkruar ndër të tjera modelja. /Telegrafi/

Reklama
Reklama