LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër lajm i madh, vaksina e Moderna-s kundër coronavirusit rezultoi rreth 94.5 për qind efektive

Një tjetër lajm i madh, vaksina e Moderna-s kundër coronavirusit rezultoi rreth 94.5 për qind efektive

Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna ka lansuar së fundmi rezultatet e testimit të gjerë të vaksinës eksperimentale kundër coronavirusit.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, analiza e lëshuar të hënën e bazuar në 90 pacientë me infeksione të konfirmuara nga COVID-19, zbuloi se vaksina eksperimentale reflektoi me një efikasitet prej 94.5 për qind.


Bëhet e ditur se testimi i fazës së tretë përfshiu 30 mijë njerëz në SHBA.

Çfarë dihet për vaksinën e Moderna-s që rezultoi me një përqindje shumë të lartë efikasiteti?
Lexo po ashtu Çfarë dihet për vaksinën e Moderna-s që rezultoi me një përqindje shumë të lartë efikasiteti?

Kompania amerikane thotë se ka në plan të aplikojë tek rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Rezultatet e fundit janë lajme inkurajuese në luftën kundër pandemisë globale për të zhvilluar një vaksinë kundër coronavirusit derisa pasohet me një analizë të ngjashme të kompanisë Pfizer dhe BioNTech të cilët sugjeruan se vaksina doli 90 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes.

Vaksina e Modernas nuk pritet të jetë e gatshme jashtë SHBA-së deri në vitin e ardhshëm. Kompania tha se 20 milionë doza do të shpërndahen në SHBA deri në fund të vitit 2020 dhe shpreson që të prodhojë 500 milionë deri në një miliard doza vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori