LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër anëtare e grupit DNK i mbijetoi zjarrit: Ana Kostadinovska po trajtohet në spital

Një tjetër anëtare e grupit DNK i mbijetoi zjarrit: Ana Kostadinovska po trajtohet në spital
Sara Projkovska me Ana Kostadinovskan (Foto: Facebook)

Pas lajmit tragjik se gjashtë anëtarë të grupit DNK vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, mediat maqedonase raportuan se këngëtarja mbështetëse e grupit, Ana Kostadinovska, ishte gjetur e gjallë.

Gjegjësisht, Fokus.mk raportoi se ajo ka mbijetuar dhe është në gjendje stabile, por ende kërkon mbikëqyrje mjekësore.

“Gjendja e Anas tani është stabile, siç arritëm të zbulojmë nga spitali. Ajo është e shtrirë atje me dy kolegë të tjerë”, tha një burim i afërt me muzikantët për Blic.rs.


Ana Kostadinovska

Gjithashtu, dje u bë e ditur se këngëtari i grupit Vladimir Blazev Panço ka shpëtuar dhe është në respirator.

“Këto janë të gjitha informacionet që kemi marrë deri më tani. Nuk ka asnjë informacion të ri për momentin”, ka shtuar burimi për Blic.rs.

Të gjitha lajmet nga Tragjedia në Koçani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tragjedia në Koçani

Kujtojmë se 59 persona humbën jetën nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se zjarri është shkaktuar nga mjete piroteknike.

Midis 59 viktimave ishin bateristi i DNK, Gorgi Gorgiev, tastieristi Filip Stevanovski, këngëtari Andrej Gjorgjieski, vokalistja mbështetëse Sara Projkovska, ‘beatboxer’-i Martin Atanasovski, kitaristi Aleksander Kolarov, inxhinieri i zërit Igor Velkov dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

Magazina
Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Magazina
Një tjetër anëtare e grupit DNK i mbijetoi zjarrit: Ana Kostadinovska po trajtohet në spital

Një tjetër anëtare e grupit DNK i mbijetoi zjarrit: Ana Kostadinovska po trajtohet në spital

Magazina
Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Magazina
Olsa Muhameti zbulon fitimet 'e çmendura' të Big Brother përmes televotimeve

Olsa Muhameti zbulon fitimet 'e çmendura' të Big Brother përmes televotimeve

Magazina
Kalo në kategori