LAJMI I FUNDIT:

Një tharëse flokësh nuk është industri – zejtarët kundër rrymës industriale në Maqedoni

Një tharëse flokësh nuk është industri – zejtarët kundër rrymës industriale në Maqedoni

Zejtarët kërkojnë që për ta të aplikohet një model i ri tarifor, me të cilin do të paguajnë çmim më të ulët se ai industrial, dhe më i lartë se ai që paguajnë amvisëritë. Ata besojnë se zejet e vogla janë larg çdo lloj dege industriale, që mund të krahasohet me konsumin e energjisë elektrike që kanë veprimtaritë e tjera. Një kërkesë të tillë Oda e Zejtarëve tashmë e ka dërguar në Qeveri dhe nga aty kërkesa i është dërguar Komisionit Rregullator të Energjisë.

“Një makinë nuk mund të quhet industri, një tharëse flokësh nuk mund të quhet industri, një dyqan rrobaqepësie nuk mund të jetë industri, një këpucar që na riparon këpucët nuk është industrialist. Prandaj kërkojmë kategorikisht nga shteti, dhe nuk do të ndalemi së kërkuari që këto biznese, që janë rreth 30 mijë biznese, të mos kategorizohen në energjinë elektrike industriale”, tha Agron Fazliji -Kryetar i Odës së Zejtarisë.


Këtyre kërkesave Komisioni Rregullator iu përgjigj me pretendimin se nga ky muaj zejtarët do të marrin fatura të energjisë elektrike për 20 për qind më të ulëta, dhe se nuk mundet të përcaktohet çmim mesatar i ri për zejtarët.

“Komisioni Rregullator Energjetik nuk mund të bëjë një përjashtim të tillë… Nëse bëhet një përjashtim, çmimi i amvisërive do të duhet të rritet”, thonë nga Komisioni Rregullator Energjetik.

Ndryshe, sistemi tarifor përcakton kategoritë e konsumatorëve: amvisëri dhe konsumatorë të vegjël. Konsumatorë të vegjël janë kompanitë që numri mesatar i të punësuarve në dy vitet e fundit është më pak se 50 persona, dhe të ardhurat totale vjetore të të cilave janë më pak se dy milionë euro. Çmimi që vlen për to nga 1 janari është 10,7 denarë për kilovat orë për rrymën e lirë dhe 13,7 denarë për rrymën e shtrenjtë./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori