LAJMI I FUNDIT:

Një test shtatzënie joklasik që mund t’ju ndihmojë kur farmacia nuk funksionon: Gjithçka që ju nevojitet është – pasta e dhëmbëve

Një test shtatzënie joklasik që mund t’ju ndihmojë kur farmacia nuk funksionon: Gjithçka që ju nevojitet është – pasta e dhëmbëve

Cikli mungon, ju ndieni shenja që trupi juaj po ndryshon në një farë mënyre, por nuk jeni e sigurt se çfarë do të thotë kjo gjë…

Dyshimet lindin pikërisht në mbrëmje, shpesh në një kohë kur nuk jemi në gjendje të blejmë një test klasik shtatzënie, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ekziston një mënyrë për të kontrolluar nëse dyshimet tuaja janë të justifikuara dhe ju nevojitet vetëm një produkt që tashmë e keni në banjën tuaj.

Edhe pse metoda e pastës së dhëmbëve gjithsesi nuk është aq e besueshme sa një test shtatzënie nga një farmaci ose, akoma më e besueshme, të shkosh te një gjinekolog, mund ta provosh edhe këtë metodë.

Si bëhet një test me pastë dhëmbësh?

Fillimisht, shtrydhni pak pastë dhëmbësh të bardhë në një shishe me urinë. Tundeni butësisht. Lëreni për disa minuta (tre deri në pesë).

Shikoni nuancën.

Nëse pasta ka mbetur e njëjtë, nuk do të duhej të ishit shtatzënë.

Nëse tekstura e pastës ndryshon dhe bëhet e shkumbëzuar, ose nëse vëreni një nuancë blu, është e mundur që të jeni shtatzënë.

Domethënë, hormoni i shtatzënisë HCG reagon kimikisht ndaj pastës ashtu si një test shtatzënie.

Sigurisht, është mirë që shtatzënia të përcaktohet në mënyrë klasike: me një test nga farmacia dhe më pas duke shkuar te mjeku.

/Telegrafi/