LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndjehen nga Shqipëria e deri në Turqi

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndjehen nga Shqipëria e deri në Turqi

Greqia është goditur sot nga një tërmet me fuqi prej 5,3 shkallë të Rihterit, me epiqendër rreth 137 kilometra në juglindje të Solunit – në zonën detare në jug të Halkidikit.

Tërmet është ndjerë pothuajse në gjysmën e territorit të Greqisë, transmeton Telegrafi.

Qendra sizmologjike, ka njoftuar se shkalla shkatërruese e tërmetit ishte 5,3 shkallë të Rihterit, e epiqendra ishte në një thellësi prej 5 kilometra.


Akoma nuk raportohet për dëme eventuale material. E lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari e Turqi. /Telegrafi/