LAJMI I FUNDIT:

Një tenxhere me ujë dhe një spango do të kujdesen për bimët tuaja gjatë pushimeve

Një tenxhere me ujë dhe një spango do të kujdesen për bimët tuaja gjatë pushimeve

Ato nuk do të kenë etje dhe ju do të jeni të qetë

Tani është stina e pushimeve në bjeshkë dhe në det, çka do të thotë se shumë prej nesh do të udhëtojnë në det apo në ndonjë bjeshkë.


Gjatë kësaj kohe, bimët mbesin në shtëpitë tona pa qenë në gjendje të kujdeset askush për to.

Për fat të mirë, një TikTok-ere doli me një zgjidhje për t’u kujdesur për to ndërsa jemi në një pushim të merituar, transmeton Telegrafi.

Gjithçka që ju nevojitet është një tenxhere me ujë dhe një spango dhe, natyrisht, të ndiqni një udhëzim të shkurtër nga videoja.

Në video, ajo tregoi se si mbush një tenxhere me ujë dhe këput një copë spangoje pambuku për secilën bimë.

Më pas, vendos njërin skaj të spangos në tenxheren me ujë që duhet të jetë e vendosur më lartë se bimët, ndërsa skajin tjetër të litarit e gropos thellë në saksi.

@selfcareplants Self-watering hack while on vacation! #wickmethod #planttiktok 

/Telegrafi/