LAJMI I FUNDIT:

Një studim i ri sugjeron se personat e shëruar nga COVID-19, mund t’i kenë të efektshme antitrupat vetëm për një muaj

Një studim i ri sugjeron se personat e shëruar nga COVID-19, mund t’i kenë të efektshme antitrupat vetëm për një muaj

Një studim i realizuar së fundmi ka zbuluar se imuniteti zhduket shpejtë nga pacientët e sëmurë rëndë me coronavirus, të cilët vetëm një muaj pasi janë liruar nga spitali kanë filluar të ndjejnë lodhje, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit kanë analizuar antitrupat – substancën në gjak që zhvillon imunitetin kundër virusit – ku është konstatuar se ata po humbin imunitetin me shpejtësi të madhe ende pa kaluar shumë ditë që kur ata janë shëruar, transmeton Telegrafi.


Kjo gjetje është një lajm i hidhur për njerëzimin se do të jenë imunë ndaj COVID-19, pasi që e kalojnë këtë infeksion që ua ka marrë jetën mijëra njerëzve.

Shumica e pacientëve që janë liruar nga spitali pasi kanë fituar betejën kundër COVID-19, kanë treguar shenja të antitrupave – duke sugjeruar se trupat e tyre kanë mësuar të mbrojnë veten nga virusi – por ato nuk ishin mjaft të forta.

Afro 81 përqind e pacientëve kishin antitrupa, por një studim në Kinë ka zbuluar se vetëm “një përqindje e vogël” e tyre kanë pasur aftësinë të neutralizojnë apo mbysin virusin.

Ajo çfarë mbetet mister është nëse njerëzit do të vazhdojnë të jenë imun ndaj COVID-19, edhe pasi të shërohen. Megjithatë ekzistojnë disa shenja se trupi në njëfarë mënyre ka mësuar të mbrohet, por gjithashtu është rritur edhe numri i atyre që po infektohen për herë të dytë me coronavirus.

Nëse trupi nuk arrin të ruaj antitrupat për një afat më të gjatë kjo do të thotë se vaksina nuk do të mund të ofroj mbrojtje të përhershme, siç po shpresojnë shkencëtarët dhe politikanët në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori