LAJMI I FUNDIT:

Një serb i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë, arrestohet në Hungari – pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Një serb i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë, arrestohet në Hungari – pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Foto: Ilustrim

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi ​​të hënën një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Reklama

Ai akuzohet për vrasjen e 33 shqiptarëve të 23 vite më parë në lagjen “Kristal” në Pejë.

Përveç tij, edhe dy serbë të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Prokuroria e Përgjithshme e Budapestit njofton se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Urdhër-arresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile”, thuhet në deklaratë.

Tutje theksohet se gykata hungareze, do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Ndryshe, në shkurt të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiq.

Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Liburn Aliu i quan të pavërteta lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar ta takojë kryetarin e Leposaviqit

Liburn Aliu i quan të pavërteta lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar ta takojë kryetarin e Leposaviqit

Lajme
Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Lajme
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Lugina
Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Lajme
Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët

Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët

Lajme
Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë

Lajme
Kalo në kategori