LAJMI I FUNDIT:

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në afërsi të Bllacës

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në afërsi të Bllacës

Një person nga Kosova ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën magjistrale Shkup, në afërsi të kalimi kufitar “Bllacë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Pasat” në të cilin humbi jetën A.A (41) nga Kosova. Dy automjetet ishin me targa të Kosovës”, njoftojnë nga MPB-ja.


Ekipi i SPB Shkup kreu ekspertizë dhe punohet në zbardhje e plotë të rastit./Telegrafi/