LAJMI I FUNDIT:

Një shtëpi moderne njëkatëshe që tregon bukurinë e thjeshtësisë

Një shtëpi moderne njëkatëshe që tregon bukurinë e thjeshtësisë

Shtëpia familjare njëkatëshe, me një dizajn të thjeshtë por dinamik, e dekoruar me dru në fasadë dhe në brendësi, është një shembull i një shtëpie moderne, funksionale për familjet e brezave të ndryshëm

Kjo shtëpi është një ndërthurje e dy formave trapezoidale, anët e pjerrëta të të cilave formojnë një çati me dyshe.


Dizajni i shtëpisë së tyre në formë trapezoidi është një riinterpretim i arketipit të çatisë së pjerrët, me synimin për të hapur pamjen dhe për të futur dinamizëm në zgjidhjen e fasadës.

Kjo shtëpi moderne njëkatëshe me një formë të thjeshtë, është krijuar duke bashkuar dy forma trapezoidale.

E ndërtuar në periferi dhe e rrethuar nga bimësi e harlisur dhe me përdorimin e materialeve natyrale në dekorim, kjo shtëpi njëkatëshe plotësoi dëshirën e klientit për një ambient rustik me detaje të ngrohta druri, transmeton Telegrafi.

Dërrasat prej druri të vendosura vertikalisht mbështillen rreth bazës së shtëpisë dhe vazhdojnë pa probleme drejt rrethojës dhe portës së garazhit.

Drejt hyrjes kryesore të shtëpisë, veshja prej druri ndiqet nga guri i shkallëve të hyrjes, si bazë rustike për vijat e pastra të bardha të shtëpisë. Dera e hyrjes, gjithashtu prej druri, theksohet nga vendosja horizontale e drurit.

Forma e krijuar nga bashkimi dhe prerja e dy vëllimeve përcaktoi rregullimin e funksioneve dhe dizajnin e pjesës së jashtme dhe të brendshme të shtëpisë. Duke e ndarë përgjatë vijës qendrore të çatisë së kreshtës, fitohej pjesa lindore e shtëpisë, e shtrirë drejt rrugës dhe ajo perëndimore, e tërhequr drejt tokës së ngritur.

Ballkoni i dhomës së gjumit u formua në pjesën e zgjeruar, ndërsa hapësira e krijuar nga nxjerrja e pjesës perëndimore u shndërrua në një hyrje të mbuluar me shkallë hyrëse.

Forma bazë e thjeshtë dhe e reduktuar e shtëpisë, me këtë lojë të menduar dhe delikate me format dhe materialet, duke mbajtur vazhdimisht në fokus funksionalitetin, mori një pamje harmonike, tërheqëse për familjet e brezave të ndryshëm.

Në një sipërfaqe prej 170 metrash katrorë, e ndarë në dy nivele me një diferencë lartësie prej vetëm disa hapash, ndodhen të gjitha lehtësitë e nevojshme për një jetë komode për një familje shumë anëtarëseh.

Dy vëllimet e bashkuara nga ku u formua shtëpia përcaktuan ndarjen e brendshme në zona publike dhe private.

Zbuloni hijeshitë e fshehura të artit minimalist në fshat
Lexo po ashtu Zbuloni hijeshitë e fshehura të artit minimalist në fshat

Materialet natyrore dhe elementet prej druri lidhin brendësinë me fasadën e shtëpisë familjare

Në pjesën e veçuar ka një ambient ndenje me plan të hapur, me kuzhinë, dhomë ngrënie dhe dhomë ndenje me oxhak. Nga dhoma e ngrënies, dyert prej xhami hapen në një tarracë me një pjergull druri.

Hapësira e ndenjës është e ajrosur, e ndritshme, me pamje të hapur nga të katër anët, falë dritareve nga dyshemeja deri në tavan.

Karakteristikë për kuzhinën është futja e betonit si një material i ri përfundimi i dukshëm, i cili kombinohet në mënyrë perfekte me materialet e tjera të brendshme.

Druri luan një rol të rëndësishëm edhe në brendësi, duke krijuar një lidhje me pjesën e jashtme të shtëpisë. Përdoret në detaje, si material mobiliesh dhe katër trarë druri vertikal shënojnë në mënyrë efektive ndryshimin e nivelit dhe kalimin nga dhomat e përbashkëta të ndenjes në zonën e natës.

Në pjesën lindore të shtëpisë ka një dhomë gjumi me tualet, gardërobë dhe ballkon me pamje nga rruga dhe dy dhoma më të vogla me banjo të përbashkët.

Në anën e pasme, në oborr të shtëpisë ka një zonë të mbuluar ku mund të parkohen dy makina, si dhe një furrë me tulla për gatim.

Nga kjo pjesë ka edhe hyrje të drejtpërdrejtë në shtëpi, duke anashkaluar shkallët nga ana e rrugës.

Plani i shtëpisë:

/Telegrafi/