LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptar u arrestua si i dyshuar për Masakrën e Izbicës, i mbijetuari Milazim Thaçi rrëfen tmerrin që kishte përjetuar

Një shqiptar u arrestua si i dyshuar për Masakrën e Izbicës, i mbijetuari Milazim Thaçi rrëfen tmerrin që kishte përjetuar

Një person me inicialet M.A. është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Izbicë të Skenderajt.

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka theksuar se M.A. është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, i cili dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës gjatë luftës së fundit në Kosovë.


I mbijetuari i kësaj masakre Milazim Thaçi thotë se ai personalisht nuk e njeh të dyshuarin, por thotë se nuk do të kishte besuar se në një masakër të tillë mund të merr pjesë ndonjë shqiptarë.

“Kam dëgjuar për atë persona por vet nuk e kam njohur. As ndonjë serb nuk e kam njohur që ka marrë pjesë në atë masakër”, fillon rrëfimin për RTV Dukagjinin i mbijetuari i masakrës së Izbicës.

Ai thotë se i gjithë tmerri filloi me 28 mars kur serbët kishin bllokuar fshatin gjatë natës.

“Në mëngjes na thanë që të tubojmë në mes të fshatit traktorët e veturat krejt çka kishim. Në ndërkohë erdhën tre serbë dhe pak më lartë e ndezën një kashtë. Kur erdhën poshtë mua mu drejtuan me fjalët: “hajde qiti një mijë marka nëse do me ta shpëtua traktorin dhe shtëpinë”. Unë me thënë të drejtën ja u dhashë 50 marka dhe gratë që ishin aty nxorën kush 100 e kush 50 marka”, rrëfen më tej Thaçi, përcjell telegrafi.

I moshuari tregon edhe momentet e tmerrit kur kishte filluar masakra ndaj popullit të pambrojtur.

“Sikur nga toka të kishin dalë, u mbush vendi me serbë dhe filluan maltretimet. Erdhi komandati i tyre dhe iu tha: Hajde secili e di tash punën e vet. Një ushtarë i ngjyrosur nga fytyra erdhi te na dhe na tha nisuni në të majtë. Pasi na nisën e ktheva ngadalë kokën dhe e kishte një mitraloz me vete ai. Grupi e parë ishim 33 persona. Na thanë se do të na dërgojnë në Pejë e disa në Klinë. E dija se s’ka autobusë në atë zonë malore. Pas pak na kanë thënë uluni në gjunjë. Dhe nga ai moment nuk e di si kam mundur unë të bie në tokë para dy kufomave. Ndoshta më ka rënë të fikët dhe mbi vete i kam pas dy kufoma. Në ato momente e kam dëgjuar atë serbin duke thënë se “ende paska të gjallë”. Unë mendova se e kanë fjalën për mua por më pas kam dëgjuar një të shtënë. Më pas u larguan”.

“Grupin e dytë e prunë rreth 20 metra poshtë neve. Kur kemi marrë kufomat e kemi parë se janë 24 krroqka të pleqve. Grupin e tretë e kanë vra rreth 20 metra mbi ne ndërsa në grupin e katërt mbi të cilët është kryer masakra kanë shpëtuar 9 veta. E di që në fund kur i kemi varros kanë qenë rreth 147 persona”.

Thaçi thotë se pasi kanë varrosur kufomat kanë shkuar në fshatin Vojnik ku e kanë kaluar edhe një natë në qiellin e hapur.

Ndërsa thotë se më pas është rikthyer në shtëpi por gjithçka ka gjetur të djegur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori